Policia e Kosovës po vazhdon të punoj me profesionalizëm dhe përkushtim që të ju ofroj siguri të gjithëve në Kosovë, pa dallim. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë muajve janar dhe shkurt 2024, në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 9 aksidente me fatalitet, ku 9 persona edha kanë ndërruar jetë si pasoj e tyre. Aksidente trafiku me lëndime janë shënuar gjithsej 1.068, ndërsa të lënduar nga këto aksidente kanë mbetur gjithsej 2010 persona. Policia e Kosovës njofton se në total, gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti, janë shënuar 3.127 aksidente trafiku, që tregon se ka rritje të numrit të aksidenteve në krahasim me vitin e kaluar, apo 382 aksidente trafiku më shumë.
Për të qenë të sigurt në rrugë, Policia e Kosovës çdo ditë apelon që të respektohen rregullat në trafik si dhe organizon fushata të ndryshme vetëdijesimi.
Më poshtë këtij lajmi mund të njiheni me tabelën krahasuese të statistikave të aksidenteve për periudhën e njëjtë kohore, janar-shkurt, të viteve 2023 dhe 2024, të publikuar nga Policia e Kosovës: