Duke njohur rëndësinë që ka leximi në jetë dhe domosdoshmëria e kultivimit të tij qysh në fëmijëri të hershme, data e sotme 19 mars, i është ndarë shënimit të ditës ndërkombëtare “Lexo për mua”, një ditë që fokusohet pikërisht në vetëdijesimin e shoqërive që të lexojnë libra për të vegjlit e tyre. Nuk ka rëndësi a u lexoni për 10 minuta në ditë apo për një orë, e rëndësishme është që leximi i librave në prani të të vegjëlve, ndihmon në zhvillimin e imagjinatës tek fëmijët, njohuritë e tyre dhe aftësinë e leximit përpara se ata të fillojnë mësim-nxënien në shkolla. Dita ndërkombëtare “Lexo për mua”, u krijua fillimisht nga Fondacioni ‘Child Writes’, si një përpjekje për të inkurajuar një rritje të shkrim-leximit në nivel global dhe për ta bërë botën një vend më të arsimuar.
Prandaj, nëse duam që të jetojmë në një botë të arsimuar, filloni leximin për të vegjlit tuaj qysh sot.