Sot (14.03.24), shënohet ‘Dita Botërore e Veshkave’, në të cilën organizohen fushata të ndryshme globale, që për qëllim kanë ndërgjegjësimin për shëndetin tonë, rëndësinë e veshkave dhe reduktimin e sëmundjeve të veshkave si dhe problemeve shëndetësore të lidhura me veshkat, në mbarë botën. ‘Dita Botërore e Veshkave’ festohet çdo vit në data të ndryshme, apo në të enjten e dytë të muajit mars. Kjo datë, ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për gjendjen e veshkave, meqenëse shumë prej sëmundjeve të veshkave janë të shërueshme dhe mos kontrollimi i tyre sërish mbetet një shqetësim mjekësor.
Veshkat njihen si filtruesit e trupi tonë, veshkat largojnë produktet e mbeturinave nga gjaku duke prodhuar urinë, ato kontrollojnë nivelet e shumë substancave në gjak si dhe ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut.