Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, është një nga manifestimet më të rëndësishme në komunën e Rahovecit dhe nga më të veçantat në Kosovë, ku përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve vreshtare të Kosovës dhe produktet e tyre.
Me datat 7, 8 dhe 9 shtator, në Rahovec do të organizohet manifestimi “Me pamje kah vneshta”, ku me këtë rast pritet që edhe këtë vit, të ketë shumë vizitorë.
Në këtë edicion të festivalit “Hardh Fest”, do të keni mundësi të dëgjoni nga afër performimin e yllit të madh botëror, Kee Marcello, ish anëtari i grupit “Europe”, të shijoni zërin magjik të Eugent Bushpepës, të argëtoheni me rock grupin shumë të kërkuar “Troja”, por nuk do të mungojnë as DJ ndërkombëtar, si DJ NouveaBeats nga Amsterdami si dhe shumë artistë të tjerë të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare.