Çdo vit ‘Dita Botërore e Alfabetit Braj’, festohet më 4 janar. Kjo ditë është krijuar në vitin 2001, nga ana Unionit Botëror të të Verbërve, për të festuar ditëlindjen e z. Louis Braille, i cili kishte lindur më 4 janar, të vitit 1809 dhe njihet si shpikës i alfabetit braj, që u shërben personave të verbër dhe atyre me shikim të dëmtuar.
Shkrimi braj, u pranua në të gjithë botën si forma kryesore e informacionit të shkruar për njerëzit e verbër. Fatkeqësisht, i ndjeri, z. Braille, nuk pati kurrë mundësinë të kuptoj, se sa e dobishme ishte bërë shpikja e tij. Ai u nda nga jeta në vitin 1952, dy vjet përpara se Instituti Mbretëror të fillonte mësimin e Braillit.
‘Dita Botërore e Alfabetit Braj’, shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e shkrimit Braille, si mjet komunikimi në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut për personat e verbër dhe me shikim të dobët.