Tashmë kemi hyrë në një vit të ri, urojmë me dritare të reja e të hapura për të gjithë, duke i lënë pas gjithë të mirat e të këqijat që e kanë karakterizuar vitin 2023. Urojmë që nga çdo pësim që mund ta keni përjetuar gjatë vitit që e kemi lënë pas, ta keni kthyer në mësim, që do të ju shërbejë gjatë këtij viti e viteve pasuese të jetës suaj. Do të ju rekomandonim që vitin e ri, ta filloni me energji e mendime pozitive, me qëllime të qarta e vendime të duhura, që ju dërgojnë drejt sukseseve të mëdha.
Do ti rendisim në vijim disa sugjerime për këtë fillim vit:
- Shtoni pak spiritualitet në jetën tuaj të përditshme.
- Hidhini një sy mjedisit tuaj fizik. A ka letra dhe fatura që duhet të depozitoni ose t’i hidhni? – Ju marrin kohë vetëm 10 minuta në ditë
- Shmanguni sa më shumë nga pajisjet elektronike (TV, TELEFON, ETJ.)
- Përkushtojini rëndësi të posaçme shëndetit tuaj mendor e fizik, mirëqenies suaj, me meditime e aktivitete fizike, etj.
- Dëgjoni sa më shumë muzikë dhe lexoni romane
- Shmangni miqtë dhe ambientet toksike
- Shoqërohuni me miq të mirë
- Kohën tuaj maksimale, mundohuni ta kaloni në gjirin tuaj familjar