Në këtë fillim të Vitit të Ri, një ngjarje e veçantë po përcillet në të gjithë botën për të nxitur vetë-ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe fizik. Sot, më 3 janar jemi duke shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Mirëqenies Mendore dhe Fizike”, një ditë që fokusohet në lidhjen thelbësore mes mendjes dhe trupit.
Kjo ditë na shërben si një rast i mirë për të reflektuar mbi rëndësinë e mirëqenies sonë të përgjithshme dhe për të inkurajuar praktikat e shëndetshme për trupin dhe mendjen. Nga meditimi dhe ushtrimet e thjeshta e deri te njohja e teknikave të relaksimit, kjo ditë synon të sjellë një ndërgjegjësim më të thellë për shëndetin tonë.
Ushtrime në hapësira të mbyllura për shkak të ftohtit, seminare për menaxhimin e stresit dhe sesione medituese, janë disa nga veprimet që përfshijnë këtë ngjarje të veçantë.
Me qëllim që kjo ditë të ketë një ndikim pozitiv, synohet që njerëzit të vazhdojnë praktikat e mirëqenies mendore dhe fizike edhe pas datës 3 janar. Shëndeti është një pasuri e vërtetë dhe kjo ditë na shërben si një kujtesë e dobishme, që të gjithë ne të kujdesemi për veten.