‘European Young Cell Alumni – Kosovo’, në bashkëpunim me ‘Young Cell Project’ dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizojnë edicionin e pestë të “EU Summer School”, që do të mbahet në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, nga data 17 deri më 19 Shtator 2018.
Formen e aplikimit dhe dokumentet e kërkuara mund t’i dërgoni deri me datën 4 Shtator 2018, ora 16:00h.
Me këtë rast ftohen të gjithë studentët e interesuar, nga universitetet publike dhe private të Kosovës, nga shkallët e studimit: Bachelor (viti: II, III, IV) dhe Master (viti: I dhe II), të shkarkojnë pakon e aplikimit në linkun në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,4,437
apo mund të njoftoheni përmes e-mail adresës eycakosova@gmail.com.
Po ashtu njoftohet se lista finale e studentëve të përzgjedhur, do të publikohet me datën 10 Shtator 2018.