Shtabi i Përgjithshëm (ShP) i KFOR-it, me bazë në Kosova Film në Prishtinë, ka hapur një vend të lirë pune të përkohshme, për pozitën TARGET AUDIENCE & SOCIAL MEDIA ANALYST.
Për të aplikuar për këtë pozitë, të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte si më poshtë:
• Diplomë universitare në gazetari dhe komunikim masiv, Marrëdhënie me Publikun.
- Minimumi 4 vjet përvojë në fushën profesionale të mediave të ndryshme (të shkruara dhe elektronike, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare).
- Aftësi në analizë, monitorim dhe raportim në mediat sociale, gazeta dhe media të tjera përkatëse.
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
- Njohuri/përvojë pune të produkteve MS Office (Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook).
Aplikantët duhet të kenë aftësitë e mëposhtme gjuhësore:
Shqip – Shumë mirë
Anglisht – Mirë
Përfitimet nga punësimi në pozitën e TARGET AUDIENCE & SOCIAL MEDIA ANALYST, përfshijnë:
- Anëtarësim në skemën e sigurimit shëndetësor
- 24 ditë pushim vjetor për vit kalendarik
- Deri në 7 ditë pushimi special
- Deri në 11 ditë përgjatë një viti, festa zyrtare/kombëtare.
Paga bruto për këtë pozitë, është 1.483 € në muaj.
Aplikantët duhet të jenë banorë të ligjshëm të Kosovës.
Aplikacionin për këtë pozitë si dhe hollësi të tjera lidhur me këtë vend të lirë pune, mund t’i gjeni në faqen e NATO-s, në adresën: https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/target-audience-social-media-analyst
Formularët e aplikimit mund ti dorëzoni edhe personalisht, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kosova Film, në kutinë postare, e cila ndodhet në ndërtesën IZMIR, tek porta kryesore e Kosova Filmit.
Gjithashtu, ju mund të na kontaktoni edhe përmes postës elektronike, në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int apo në numrin e telefonit 038 70 2150.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këtë pozitë, është data 23.11.23, ora 16:00.
Aplikacionet e pranuara pas kësaj date, nuk do të pranohen.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që i kanë plotësuar kushtet e lartcekura dhe janë në listën e ngushtë për intervistë.