Kombet e Bashkuara kanë caktuar datën 21 prill, si ‘Ditë Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit’, për të rritur ndërgjegjësimin për rolin e kreativitetit dhe inovacionit në të gjitha aspektet e zhvillimit njerëzor.
Në këtë ditë, ftohen të gjithë që të përqafojë idenë se inovacioni është thelbësor për shfrytëzimin e potencialit ekonomik të kombeve. Inovacioni, kreativiteti dhe sipërmarrja masive, mund të ofrojnë një vrull të ri drejt arritjes së qëllimeve të qëndrueshme. Kreativiteti dhe inovacioni mund të gjenerojnë krijimin e vendeve të punës, duke zgjeruar njëkohësisht mundësitë për të gjithë, përfshirë gratë dhe të rinjtë, mund të ofrojnë zgjidhje për disa nga problemet më urgjente, si çrrënjosjen e varfërisë dhe eliminimin e urisë. Kreativiteti dhe inovacioni njerëzor, si në nivel individual ashtu edhe në grup, janë bërë pasuri e vërtetë e kombeve në shekullin XXI.