Çdo vit “Dita Botërore e Gjuhës Kineze”, shënohet me datën 20 prill, e themeluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për të promovuar përdorimin e gjuhës kineze dhe kulturës në të gjithë botën si dhe për të festuar pasurinë dhe diversitetin e gjuhës kineze.
20 prilli, u zgjodh si datë për të shënuar ‘Ditën Botërore të Gjuhëz Kineze’, për të kujtuar vdekjen e Cangji, një figurë legjendare në historinë kineze, që thuhet se kishte krijuar shenjat (Alfabetin) kineze.
Në këtë ditë, organizohen aktivitete të ndryshme për të promovuar mësimin dhe përdorimin e gjuhës kineze, duke përfshirë klasa gjuhe, performanca kulturore dhe ekspozita.
Dita e sotme, shërben edhe si një mundësi e mirë për njerëzit në të gjithë botën, që të mësojnë më shumë për gjuhën dhe kulturën kineze dhe të vlerësojnë bukurinë dhe kompleksitetin e kësaj gjuhe të lashtë.