– Me 13 mars, të vitit 2007, këngëtarja e ndjerë Amy Winehouse, kishte publikuar në SHBA, albumin e saj të dytë me radhë të incizuar në studio, të cilin e kishte titulluar ‘Back to Black’.
– Më 13 mars, të vitit 1965, këngëtari Eric Clapton, u largua përfundimisht nga bendi The Yardbirds, me arsyetimin se bendi ishte bërë shumë komercial.
– Në datën e sotme, të vitit 1995, Radiohead publikuan albumin e tyre të dytë të incizuar në studio, të cilin e emërtuan ‘The Bends’. Pjesë e albumit ishin këngët ‘High and Dry’ dhe ‘Fake Plastic Trees’, të cilat arrite të klasifikohen në top 10 këngët më të dëgjuara në Britani.