Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte zgjedhur 10 marsin, si ‘Ditë Botërore të Grave Gjyqtare’, dy ditë pas ‘Ditës Ndërkombëtare të Gruas’.
Kjo ditë, shënohet për të promovuar pjesëmarrjen e barabartë dhe të plotë të grave në nivele të ndryshme të gjyqësorit, në një fushë ku gratë kanë qenë historikisht jo të përfaqësuara në shumë pjesë të botës.
Përfshirja e grave në gjyqësor, është thelbësore për të siguruar që gjykatat të përfaqësojnë popullatën e tyre, t’i përgjigjen shqetësimeve të tyre dhe të nxjerrin vendime kompetente. Gratë gjyqtare rrisin besueshmërinë e gjykatave vetëm duke qenë të pranishme, duke dhënë një mesazh të fortë se ato janë të hapura dhe të qasshme për këdo që kërkon drejtësi.