Në vitin 2014, data e sotme 27 shkurti, nga Kombet e Bashkuara u shpall një ditë historike për komunitetin e OJQ-ve, në mbarë botën.
‘Dita Botërore e OJQ-ve’, është e dedikuar për të njohur, festuar dhe nderuar të gjitha organizatat joqeveritare dhe jofitimprurëse si dhe njerëzit pas tyre, që kontribuojnë për shoqërinë. OJQ-të kanë një rol të rëndësishëm në trajtimin e sfidave globale si zhvillimi, shëndeti dhe mjedisi. Shumë vullnetarë përmes punës së tyre, kontribuojnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së shumë njerëzve në botë.
Vetëm në Kosovë, ekzistojnë mbi 100 organizata jo-qeveritare të regjistruara në Kosovë, derisa në gjithë botën ekzistojnë mbi 10 milion OJQ.