UNESCO vlerëson se 2.2 milionë tituj të rinj shtohen globalisht çdo vit. Librat dhe historitë që trajtojnë këta libra, përcjellin histori interesante, ngjarje fiktive por edhe të vërteta duke zgjeruar imagjinatën dhe njohuritë tona.
Një nga faqet më të njohura në botë për shkarkimin dhe leximin e librave online ‘Goodreads’, ka vlerësuar se mbi 6.5 milion njerëz në botë janë pjesë e kësaj platforme dhe ka publikuar disa nga librat më të lexuar të vitit 2022 në gjithë botën.
Njëra ndër shkrimtaret amerikane Colleen Hoover, u bë e famshme në gjithë botën me veprën e saj ‘It Ends With Us’ dhe deri më sot shitur mbi 20 milion libra në gjithë botën që e bën atë të pozicionohet në pozitën e parë, për nga shitja e librit me novelën e saj që konsiderohet një nga librat më të përkthyer dhe më të lexuar gjatë këtij viti.
‘The Seven Husbands of Evelyn Hugo’ është një tjetër roman, i zhanrit historik-fiksion, nga autori amerikan Taylor Jenkins Reid, që shtjellon historinë e një ylli imagjinar të Hollywoodit dhe është gjithashtu një nga librat më të lexuar të vitit 2022.
Më poshtë lajmit, mund të gjeni disa nga librat që kanë hasur vëmendjen e lexuesve në gjithë botën, përgjatë vitit 2022:
‘How to Read Now: Essays’ nga Elaine Castillo
‘Where the Crawdads Sing’ nga Delia Owens
‘A Court of Thorns and Roses’ nga Sarah J. Maas
‘Time is a Mother’ nga Ocean Vuong
‘Either/Or’ nga Elif Batuman