Zakonisht priremi që të kujdesemi për flokët gjatë stinës së verës, duke neglizhuar faktin se ato mund të na dëmtohen edhe kur bien temperaturat. Në stinën e vjeshtës, sikurse gjethet, edhe flokët bien, rënia e të cilave rritet deri në 30%, në krahasim me sezonet e tjera. Por, me strategjinë e duhur, flokët tuaj do të duken mahnitës deri në pranverë. Për t’i rikthyer në gjendjen optimale, me shkëlqim, të mëndafshtë dhe plot me energji, duhet tu kushtoni kujdes dhe vëmendje si dhe t’i trajtoni me produktet e duhura kozmetike. Duhet t’i riparoni majat e dëmtuara, të luftoni rënien e flokëve, të luftoni tharjen e tyre, të përdorni shampo adekuat, t’i jepni sa më shumë volum atyre.
Stilistët rekomandojnë që të aplikojmë një sasi të vogël shamponi tek pëllëmbët e dorës, të shkumëzojmë dhe ta aplikojmë në kokë. Kjo pasohet nga një masazh i shkurtër i lehtë. Pastaj lani shkumën me ujë të ftohtë apo të vakët. Është e rëndësishme që uji të mos jetë i nxehtë gjatë larjes së flokëve. Së pari, uji i ngrohtë do të mbulojë luspat e flokëve dhe do t’i bëjë ato më të ndritshme. Dhe së dyti, uji i nxehtë mund të provokojë punën e gjëndrave dhjamore, që do të thotë se flokët do të bëhen të yndyrshëm më shpejt.
Edhe pse duhet të tregohemi të kujdesshëm gjatë gjithë vitit, kur temperaturat bien, duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë ushqyerjes së flokëve me maska të pasura, kondicionerë dhe serume, që do t’i shtojnë flokëve lagështi dhe elasticitet. Herë pas here mundohuni që të gjeni kohë për një spa apo të aplikoni një maskë në flokë në shtëpinë tuaj.