Nën organizimin e Bonevet në Gjakovë, tre vajza dhe tre djem, pjesë e ekipit të projektit “Electric Buggy” të udhëhequr nga Dion Doli, do të prezantojnë punën e tyre ditore, sfidat që i hasin dhe argëtimi që i përcjell çdo hap.
Pas prezantimit, punëtoria e fokusuar në krijimet ‘Hands-on’, do t’i sjell secilit pjesëmarrës mundësinë të bashkëpunoj, eksploroj, të pyes pa fund dhe të përfundoj ditën me një perspektivë të re mbi teknologjinë dhe punën në ekip.
Punëtoria e cila është e hapur për të gjithë, mbahet me datën 5 tetor, në objektin e BoneVet në Gjakovë, duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 16:00.