Miliona njerëz në botë diagnostikohen çdo vit me sindromën ‘Sjogren’, një sëmundje inflamatore autoimune që prek sistemin imunitar dhe karakterizohet nga tharja e syve dhe gojës, dhe prek gjëndrat që prodhojnë lotët dhe pështymën. Simptoma të tjera të këtij sindromi, përfshijnë dhimbje kyçesh, skuqje të lëkurës, kollë e thatë e vazhdueshme, etje të tepruar dhe lodhje të vazhdueshme.
Me këtë sindromë mund të preken njerëzit e të gjitha moshave. Megjithatë, për këtë sindromë ekziston parandalimi dhe mjekimi, dhe është e rëndësishme, që nëse keni simptoma të lartpërmendura të bëni ekzaminimet me kohë, në mënyrë që ta mbani nën kontrollë këtë sindromë.
Sindroma ‘Sjogren’ mban mbiemrin e mjekut suedez, Henrik Sjogren i cili zbuloi për herë të parë këtë sëmundje, në vitin 1933. Çdo vit në ditëlindjen e tij, më 23 korrik, shënohet ‘Dita Botërore e Sindromës Sjogren’ për të vlerësuar kontributin e doktorit Sjogren në zbulimin e kësaj sindrome.