Çdo vit, më 8 qershor shënohet ‘Dita Botërore e Tumorit të Trurit’, për të ngritur ndërgjegjësimin për tumoret e rrezikshme të trurit dhe për të edukuar njerëzit rreth tyre. Tumoret mund të jenë malinje ose jo kancerogjene dhe mund të shfaqen në çdo zonë të trupit. Si rezultat, është e rëndësishme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për rrezikun ndaj tyre dhe të marrin trajtim sa më të shpejt. Siç pohojnë profesionistët shëndetësorë, kanceri i trurit është një term që përdoret për të përshkruar një tumor malinj dhe kjo formë e kancerit është e ngjashme me tumoret e sistemit nervor qendror. Gjatë një viti, rreth 330.000 fëmijë dhe të rritur në të gjithë botën, diagnostikohen me kancer të sistemit nervor qendror dhe kjo shifër, ashtu si shkalla e vdekshmërisë për kancerin e trurit, vazhdon të rritet.
Qëllimi kryesor i kësaj dite është të ofrojë mbështetje për të sëmurët nga tumori i trurit. Tema e këtij viti është ‘Së bashku jemi më të fortë’, e cila fokusohet në bashkimin e njerëzve dhe ndërgjegjësimin e tyre për këtë sëmundje si dhe luftën kundër saj.