Këtë javë që po e lëmë pas, gjigandi Google ka prezantuar rregulla të reja, kur bëhet fjalë për regjistrimin e thirrjeve zanore. Duke filluar me Android 10, Google ka hequr aftësinë për të regjistruar thirrjet dhe do të zbatojë rregulla të reja për Google Play Store në internet, për të parandaluar që aplikacionet e palëve të treta, të kenë mundësinë për të regjistruar thirrjet zanore.
Pjesë e lajmeve javore ishte edhe Netflix. Përmes statistikave, u bë e ditur se kompania e transmetimit humbi rreth 200 mijë anëtarë të abonuar, në tre muajt e parë të vitit dhe rëniet kanë ardhur siç njofton vetë Neflix, pasi u ngritën çmimet në tregjet kryesore të platformës.
Nga Tesla, këtë javë kuptuam gjithashtu se kompania është duke punuar intensivisht në prodhimin e makinave robot. Tesla ka planifikuar të shesë taksi robotë pa timon dhe pa pedale në vitin 2024, ka njoftuar vet shefi i kompanisë, Elon Musk. Taksitë robotë do të jenë plotësisht autonomë dhe Musk premtoi disa inovacione që ai mendon se do të jenë emocionuese.