Minat dhe mjetet e pashpërthyera janë ende kërcënim për sigurinë e njerëzve në Kosovë.
Sipas Planit Kombëtar të Çminimit, Kosova pritet të pastrohet nga të gjitha lokacionet e rrezikshme dhe të kontaminuara me eksploziv, deri në vitin 2025.
Sipas të dhënave zyrtare, janë gjithsej 75 lokacione të tilla.