13 janari pritet të jetë një ditë e mbushur me adrenalinë, në kinemanë më të madhe në vend, Cineplexx Kosova. Me fillim nga ora 18:00, të gjithë fansat e filmave të zhanrit horror mund të përjetojnë eksperiencë argëtuese dhe pothuajse reale me skenografi të inspiruar nga filmi ‘Scream’.
‘Scream’ rikthehet në ekranin e madh, pasi ka bër bashkë edhe aktorët, si: Neve Campbell (Sidney Presccot), Courteney Cox dhe David Arquette, të cilët luajnë në filmat ‘Scream’ që nga viti 1996.
Biletat për të parë këtë film mund të blihen online, përmes aplikacionit Cineplexx KS, apo në Kinema nga ora 14:30. Oraret e filmit në fjalë mund t’i gjeni në: www.cineplexx-ks.eu