Meqenëse numri i rasteve të rrëmbimeve, dhunimeve seksuale, vjedhjeve e grabitjeve janë evidente edhe në Kosovë, qendra “Termokiss” ka menduar që përmes disa ushtrimeve dhe ligjeratave falas, të ndihmojë qytetarët për t’u vetëmbrojtur në raste të tilla. Këtë të shtunë, në ora 15:00, do të nis seria e aktiviteteve përkatëse nga profesionisti Florim Ramadani, i cili ka për qëllim mësimin e taktikave dhe mënyrave të ndryshme të vetëmbrojtjes.
Siç pohojnë organizatorët, secili prej nesh mund ta gjejë vetën në situata të ngacmimeve seksuale, tentim dhunimesh, plaçkitje apo sulme, prandaj secilit na duhen aftësi adekuate të vetëmbrojtjes.
Këtë e detaje të tjera rreth këtyre aktiviteteve na shpalosi Eljesa Beka nga Termokiss, e cila për Radio KFOR-in theksoi:
“Në këto aktivitete do të përfshihen instruksione të ndryshme për vetëmbrojtje, ku çdo javë do të ketë teknika të ndryshme nga profesionisti Florin Ramadani. I inkurajojmë të gjithë, posaçërisht më të akatakuarit, fëmijët, gratë dhe vajzat” tha Eljesa.
Kjo ngjarje e veçantë, e para e këtij lloji në Kosovë, i mirëpret të gjithë të interesuarit, pavarëisht moshës, gjinisë apo përvojës personale.