Me 26 dhjetor të vitit 1979, Pink Floyd ishin në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tyre ‘The Wall’. Me këtë album ata kaluan gjithsej 15 javë në këtë pozitë dhe pesë javë në pozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë ditë të vitit 2007, albumi i dytë i Amy Winehouse ‘Back to Black’, u emërua si albumi më i shitur i vitit. Publikuar në fund të vitit 2006, këngëtarja kishte shitur mbi 1.5 milion kopje, duke arritur pesë çmime të shitjeve të platinit. Winehose ishte gjithashtu e nominuar për gjashtë çmime ‘Grammy’, përfshirë këtu edhe çmimin për këngën më të mirë.