Kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx edhe këtë javë ka pasuruar programin me premiera botërore. “Last Night in Soho” që përfaqëson zhanrin horror/mister, sjell një stiliste aspiruese të modës së viteve të 60-ta, e cila ndeshet me një vajzë që dëshpërimisht dëshiron të bëhet këngëtare, por ëndrrat dhe magjepsja plasariten në diçka të errët. Aktorja kryesore në këtë film është, Anya Taylor-Joy.
Të gjithë adhuruesit e zhanrit dramë/triller do të ketë mundësi që shijojnë premierën botërore të filmit “Pig”, ku aktori kryesor është, Nicolas Cage, i cili portretizon një gjuetar që jeton i vetëm në shkretëtirën e Oregonisë.
Filmi tjetër, “Vic the Viking” i zhanrit animacion/ aventurë, sjell personazhin Vic, i cili është një Viking i ri si asnjë tjetër: jo shumë i fortë, por shumë i zgjuar. Kur babai i tij, Halvar, kryeplaku i fshatit vjedh nga armiku i tij i betuar një shpatë magjike që kthen gjithçka në ari, joshja e fitimit bën dëme midis vikingëve.
Biletat për këto premiera botërore do të dalin në shitje qysh nga dita e nesërme, 03 nëntor dhe mund te blihen edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) apo në kinema nga ora 14:00. Oraret e filmit mund t’i gjeni në adresën www.cineplexx-ks.eu .