Ka qenë muaji gusht atëherë kur kompania Google, paralajmëroi ardhjen e smartfonëve ‘Pixel 6’ dhe ‘Pixel 6 Pro’, e javën që po e lëmë pas, kompania në fjalë na dëshmoi që po flasim për një gjeneratë shumë më të perfeksionuar se sa e kaluara. ‘Pixel 6’ dhe ‘Pixel 6 Pro’, janë smartfonët e parë me procesor të Google. Tek të dy telefonat, kamera standarde është 50 megapiksel dhe kombinon 4 piksel në një, për të prodhuar imazhe 12.5-megapiksel. Mirëpo versioni ‘Pixel 6’, ka dy kamera të pasme, standard dhe një kënd të gjerë, përderisa ‘Pixel 6 Pro’, ka një sensor shtesë ‘telefoto’. E thënë më thjeshtë, kamera kryesore e ‘Pixel 6’, kap më shumë dritë për çdo piksel, duke i dhënë imazheve më tepër qartësi.
E kur jemi tek Google, gjigandi këtë javë njoftoi se do i ndalojnë reklamat që mohojnë ndryshimet klimatike. Këtë javë na erdhën lajmë befasuese nga Inteligjenca Artificiale. Një projekt kërkimor afatgjatë i Projekt tipit ‘Ego4D’ i Inteligjencës Artificiale, është duke punuar në gjetjen e përgjigjes ku mund t’i kemi lënë gjësendet e ndryshme. Kjo ka të bëjë me gjësendet që zakonisht i humbim apo harrojmë ku i kemi lënë herën e fundit, siç janë çelësat, telekomanda, libri, syzet e të tjera.
Pas një pritje të gjatë, nga java që po e lëmë pas veçojmë gjithashtu lajmin se Instagrami, do të na mundësojë të postojmë edhe nga kompjuteri. Platforma ka dërguar disa përditësime dhe përdoruesit në mbarë botën, mund të postojnë foto dhe video që janë të kapacitetit më të vogël se 1 minutë nga shfletuesi i kompjuterit të tyre. Jo vetëm që është e dobishme për përdoruesit të cilët nuk përdorin në moment telefonin, por edhe bizneset dhe entuziastët të cilët duan të shfrytëzojnë kamerat e tyre profesionale.
Lajm interesante pranuam edhe nga fusha automobilistike, industri kjo e cila po premton se nga viti 2024, shoferët do të nisin ti përdorin gomat pa ajër. Uptis është një prej proto-tipeve të gomave pa ajër, që rrethon një rrotë alumini dhe përbëhet prej plastike të përforcuar me fibra xhami dhe pas disa vite testimesh, këto goma pritet që të jenë pjesë e tregut botëror.