Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19. Gjatë ditës së djeshme (22.08.21), nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërsa si pasojë e virusit, është rritur numri i vdekjeve në vend, duke shkuar në 11 raste, përderisa janë shëruar 263 qytetarë, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.
Ju kujtojmë se bazuar në propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë, më 20 gusht, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.