Ashtu sikurse edhe pritej, ngjarja vjetore prezantuese e të rejave të markës Samsung, na solli shumë risi. Së bashku me ‘Galaxy Z Fold 3’ dhe ‘Z Flip 3’, Samsung prezantoi në ngjarjen vjetore edhe dy orë të reja inteligjente: ‘Galaxy Watch 4’ dhe ‘Galaxy Watch 4 Classic’. Dy orët në fjalë, përfaqësojnë një kthesë drastike për Samsung. Ato janë orët e para me sistemin operativ ‘WearOS’, të Google.
Duke iu falënderuar teknologjisë së Inteligjencës Artificiale, pronarët e picerive ‘Pizza Hut’, kanë një ide interesante kur është fjala për përmbajtjen e picave. Rrjeti i restoranteve ‘Pizza Hut’, po krijon një platformë që do t’ju rekomandojë ushqim bazuar në motin lokal. Pizza Hut, është duke planifikuar të përdorë teknologjinë e Inteligjencës Artificiale (AI), që klientët të porosisin ushqim në bazë të motit dhe Inteligjenca Artificiale do të përdoret që rekomandimet të bëhen në zona të caktuara, varësisht parashikimeve të motit.
Google na ka gëzuar tej mase me ndryshimet e fundit, sidomos shumë të gëzuar janë prindërit pasi ndryshimet e fundit kanë për qëllim mbrojtjen e të miturve. Me përditësimin e fundit, Google ka lejuar të miturit ose prindërit e tyre të kërkojnë heqjen e fotografive të tyre nga kërkimi imazheve në Google, të cilat Google i ka tërhequr nga YouTube.