– Sot me 1 korrik feston ditëlindjen reperja dhe producentja, Missy Elliot, e cila ka lindur në vitin 1971, në Virginia. Emri i vërtetë i këngëtares është Melissa Arnette Elliott. Këngëtarja ka fituar katër çmime ‘Grammy’ dhe ka shitur mbi 30 milion albume vetëm në SHBA. Disa nga këngët më të njohura të saj janë: ‘Work it’, ‘Lose Control’, ‘1, 2 step’, ‘Get Ur Freak On’ dhe shumë këngë të tjera.
– Me 1 korrik, të vitit 1979, u zbulua pajisja për dëgjimin e muzikës e njohur si ‘Walkman’. Një punonjës i kompanisë ‘Sony’, Masaru Ibuka, i pëlqente të dëgjonte muzikë në udhëtimet e tij të biznesit dhe shpiku këtë pajisje që të mundësonte të dëgjoje muzikë dhe të incizoje zërin. Vetëm për 2 muaj pasi u zbulua kjo paisje, japonezët kanë blerë mbi 50 mijë ‘Walkman’.