Që nga fillimi i muajit qershor, Radio KFOR-i, filloi me skemën e re programore, ku duke u bazuar në reagimet e dëgjuesve, po dëshmohet të jetë një skemë shumë e pëlqyer dhe e suksesshme. Argëtim, informacione, energji pozitive, muzikë të mirë e shumëçka tjetër, fillojnë që nga ora 07:00 e mëngjesit, me emisionin “Mëngjesi me Ty”, i cili vazhdon deri në ora 10:00.
Energjia pozitive vazhdon tutje, nga ora 11:00 deri në ora 12:00, me emisionet e fushave të ndryshme, si: “Music Zoom”, “Cosmopolis”, “Tech World”, “Artist of the Day “dhe “Capital”.
Tutje, programi i ri vazhdon me emisionin ‘Retro Remix’, e më pas ju mirëpret emisioni ‘Macchiato Lounge’, nga ora 12:00 deri në orën 14:00, në të cilin mund të shoqëroheni me informacione të ndryshme, kryesisht nga arti dhe kultura. Relaksimi dhe argëtimi vazhdon me emisionin ‘Keni Kërkuar Dëgjoni’, nga ora 14:00 deri në ora 17:00.
Më pas, adhuruesit e zhanreve të ndryshme muzikore, varësisht nga ditët e javës, shoqërohen me top listat e ndryshme muzikore, vendore dhe ndërkombëtar, duke filluar nga ora 17:00 deri në orën 18:00.
Suksesi i skemës së re programore është përfshirja e shijeve të të gjitha moshave, ku nga ora 18:00 deri në ora 19:00, transmetohet emisioni ‘The Greatest Hits’. Emisioni tjetër i radhës, i cili fillon nga ora 19:00, i dedikohet botës së show bizit.
Skema e re programore e Radio K4-it, ka menduar edhe për adhuruesit e sportit. E diela ofron informacionet më të reja nga kjo fushë, duke nisur nga ora 12:00 deri në ora 14:00. Po ashtu, edhe mbrëmjet e juaja po pasurohen me sesione muzikore live, versione akustike të këngëve nga artistët më të mëdhenj e DJ të famshëm botëror, që fillojnë nga ora 21:00 e deri në mesnatë.
Në vazhdim, kemi ndarë disa mendime të dëgjuesve të rregullt të Radio KFOR-it:
– “Përshëndetje, jam Linda Gashi- Salihu, sa i përket skemës së re, mund të them se programi i mëngjesit, tani për tani, është më i miri”.
– Dëgjuesi tjetër, Jetmir Ramadani, tha: “Dua të them se emisioni i Keni Kërkuar Dëgjoni (KKD), është një ndër emisionet që më pëlqen më së shumti.“
– Avni Begraca, ishte dëgjuesi tjetër i rregullt i Radio KFOR-it, i cili nuk veçoi asnjë emision: “Të gjitha emisionet e Radio KFOR-it më pëlqejnë shumë dhe i përcjell me vëmendje, sepse secili emision ofron emocion dhe kënaqësi pa fund.”
Duke ju falënderuar të gjithëve, ne ju ftojmë të vazhdoni edhe më tutje të na dëgjoni dhe të freskoheni edhe gjate orëve verore të mbrëmjes, ju mirëpresim me sesione të ndryshme të muzikës dance dhe house si dhe mos harroni të shkarkoni aplikacionin e Radio K4-it në telefonat e juaj të mençur, i qasshëm për përdoruesit e telefonave android dhe iOs.