A jeni gati edhe për më shumë argëtim, informacione dhe energji pozitive?!, – të gjitha këto të shoqëruara me muzikën më të mirë, Radio K4-i do t’ju sjell çdo ditë, përmes skemës së re, të pasuruar programore. Me lindjen e diellit edhe ne ju themi mirëmëngjesi, me fillim nga ora 07:00 deri në orën 10:00, ku do të shoqëroheni me emisionin e mëngjesit, çdo ditë të javës. Nga ora 11:00 deri në orën 12:00 do të keni mundësi të dëgjoni emisione nga fusha të ndryshme, siç janë: muzika, teknologjia, kinematografia, pastaj ju mirëpresim edhe me emisionet: ‘Capital’ (Kryeqytet) dhe ‘Artist of the Day’ (Artist i Ditës). Udhëtimin, punën dhe ditën tuaj e vazhdoni me emisionin ‘Macchiato’, nga ora 12:00 deri në orën 14:00, ku sjellim informacione të ndryshme kryesisht nga arti dhe kultura.
Në pjesën tjetër të ditës, mbusheni energji pozitive me emisionin tuaj ‘Keni Kërkuar Dëgjoni’, nga ora 14:00 deri në ora 17:00. Për adhuruesit e zhanreve të ndryshme muzikore, gjatë javës, do të shoqëroheni me top listat muzikore vendore dhe ndërkombëtar, duke filluar nga ora 17:00-18:00.
Radio K4-i përfshin të gjithë moshat dhe shijet muzikore. Emisioni ‘The Greatest Hits’, pret adhuruesit e hiteve të pavdekshme nga ora 18:00-19:00, gjatë pesë ditëve të javës. Emisioni më i ri në Radio KFOR i dedikohet botës së show-bizit dhe mund ta dëgjoni gjatë 5 ditëve të javës, nga ora 19:00.
Skema e re programore e Radio K4-it, do t’ sjellë tek ju surpriza të shumta, argëtim, informacione dhe program të pasur për të gjithë. Për adhuruesit e sportit e diela ju pret me të gjithë informacionet e përfshira nga kjo fushë, duke nisur nga ora 12:00 deri në ora 14:00. Edhe mbrëmja juaj do të jetë gjithmonë argëtuese ku ekskluzivisht do të keni mundësi të dëgjoni sesione muzikore live, versione akustike të këngëve nga artistët më të mëdhenj e DJ të famshëm botëror, çdo ditë nga ora 21:00 deri në mesnatë.
Bëjeni udhëtimin dhe ditën tuaj edhe më të bukur dhe më të hareshme me Radio K4-in edhe duke shkarkuar aplikacionin tonë, në telefonat tuaj të mençur, në dispozicion për tu shkarkuar për përdoruesit e telefonave android dhe iOs.