Dita e sotme (01.06.21), i dedikohet atyre që kanë rëndësi jetike për fëmijët, është kjo ‘Dita Botërore e Prindërve’, e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 17 shtator, të vitit 2012. Të denjë në detyrën e tyre prindërore, duke u përfshirë gjithmonë në të gjitha ngjarjet që e përshkojnë jetën e vajzave të tyre, Lianës dhe Nilës, janë edhe prindërit, Rrezarta Ademi Hoxha dhe Faton Hoxha. Për të shënuar këtë ditë të veçantë, znj. Rrezarta, ndau me Radio KFOR-in emocionin dhe sfidat e një prindi: “Kur kemi pranë vajzat tona, na duket sikur kemi gjithë botën në duar. Ekzistenca dhe prania e tyre na ëmbëlson çdo ditë e më shumë. Ne si prindër, mundohemi që gjithmonë të jemi aty, për mirëqenien dhe zhvillimin sa më të mirë të tyre edhe pse të qenit prind është detyrë e vështirë dhe sfiduese, por është sakrificë që ia vlen.”
’Dita Botërore e Prindërve’ përveç se nderon prindërit në të gjithë globin, po ashtu na kujton edhe përgjegjësitë që kemi ndaj tyre.