Ditëve të fundit gjendja ka qenë më qetë, sa i përket numrit të të infektuarve me CoViD-19, ku referuar njoftimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, krahasuar me javët e shkuara, numri i të të infektuarve, ka shënuar rënie. Megjithatë kjo nuk duhet të na jep komoditet, përkundrazi, të gjithë qytetarët duhet edhe më tutje t’i respektojnë masat anti-CoVid, kështu bëri thirrje përmes frekuencave të Radio KFOR-it, Kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës, Magbule Elezi dhe ndër të tjera shtoi: “Që nga shfaqja e CoViD-19, ne kemi parë që shërbimet mjekësore janë zgjeruar dhe kjo gjithmonë duke u munduar ta mbajmë nën kontroll numrin e të prekurve nga virusi. Andaj i gjithë stafi mjekësor pa dallim, në vazhdimësi u kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve për respektim të masave anti-CoViD, e këtë thirrje e bëjmë edhe sot, tek të gjithë pa dallim. Se cili nga ne duhet të respektojë masat në fuqi, pasi vetëm kështu të gjithë mund t’ia dalim.”
Mbajtja e maskës, distancës fizike dhe higjienës, janë ndër masat themelore anti-CoViD, mosrespektimi i të cilave, jo vetëm se gjobitet, mirëpo ju bënë edhe përgjegjës për përhapjen e virusit.