“Streets for Life” (Rrugët për Jetën), kjo është motja e sivjetme e “Javës së sigurisë në komunikacionin rrugorë”, e cila mbahet nga data 17 deri më 23 maj, duke bërë ftesë që norma e lejuar e shpejtësisë së vozitjes në qytete dhe fshatra, të jetë vetëm 30 km në orë. Kombet e Bashkuara që e organizojnë këtë fushatë që nga viti 2007, njoftuan se këtë vit do të jetë fillimi zyrtar i “Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030 dhe Planit të saj Global”, e cila bën thirrje për përmirësime në hartimin e vazhdueshëm të rrugëve dhe automjeteve; përmirësimi i ligjeve dhe zbatimit të ligjit për rreziqet e sjelljes në komunikacion, të tilla si: shpejtësia, alkooli dhe sigurimi i kujdesit emergjent në kohë, për të aksidentuarit.
“Java e sigurisë së komunikacionit rrugorë” shënohet edhe nga Policia e Kosovës, njoftoi kështu për Radio KFOR-in, Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Policisë së Kosovës: “Jemi në fazën e koordinimit të aktiviteteve me institucionet tjera relevante, për aktivitetet të cilat do të ndërmerren në kuadër të kësaj jave të sigurisë. Ne do ti njoftojmë me kohë të gjithë.”
Duke i respektuar rregullat e trafikut, ne shpëtojmë jetë!