Kudo në botë, sot (26 prill), shënohet ‘Dita e Pronësisë Intelektuale’, për të mësuar rreth rolit që luajnë të drejtat e Pronës Intelektuale në inkurajimin e inovacionit dhe krijimtarisë. Kjo ditë shënohet përmes aktiviteteve që kanë për qëllim promovimin e të drejtës së pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e saj.
Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale në shënim të kësaj dite, përzgjedh një slogan për të frymëzuar komunitetin global të krijuesve, mbrojtësve të pasurisë intelektuale, por edhe për të evidentuar një aspekt të sistemit unik të bashkëpunimit ndërplanetar dhe sigurimit të vijimësisë së krijimtarisë.