– Më 8 mars 1965, Bob Dylan lansoi single-in e tij “Subterranean Homesick Blues”, e cila ishte edhe kënga kryesore e albumit “Bringing It All Back Home”. Këtë këngë akoma më të veçantë e bën videoklipi inovativ, i cili u dallua si një nga klipet e para moderne.
– Në këtë ditë të vitit 1969, u nda grupi Small Faces, pasi këngëtari Steve Marriott njoftoi se po largohet nga grupi për të formuar “Humble Pie”. Anëtarët e tjerë të grupit si Ronnie Lane, Ian McLagan dhe Kenny Jones formuan “Faces”.
– Më 8 mars 1973, Paul McCartney u gjobit me 100 dollarë për rritje të kanabisit në fermën e tij në Skoci. Ai pretendonte se disa fansa i kishin dhënë farën dhe nuk e dinte se çfarë ishte.
– Në këtë ditë të vitit 1996, Sting lansoi albumin e tij të pestë “Mercury Falling”. Për kētē album ai u nominua për dy çmime Grammy.
– Në këtë ditë të vitit 2003, ndërroi jetë këngëtari dhe aktori Adam Faith.