Të rinjve të komunitetit shqiptar dhe serb që jetojnë në Kosovë, vazhdimisht i është ofruar mësimi falas në gjuhën shqipe dhe serbe, sipas metodologjisë së mësimit ‘VocUp’.
Njëri ndër rastet e suksesit të këtij projekti ‘VocUp’, është juristi i diplomuar tashmë edhe këshilltar ligjor, Alfred Halili, i cili për Radio KFOR-in tha: “Njohja e gjuhës serbe është e nevojshme për shkak të profesionit tim si jurist dhe aktivist i të drejtave të njeriut. Njohja e kësaj gjuhe na hyn në punë në takimet me pjesëtarë të komunitetit serb, përfaqësimin e palëve dhe komunikimin me njerëz të lëmive të ndryshme. Në profesionin që ushtroj kemi të bëjmë me të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë pa marr parasysh cilit komunitet i takojnë ata.”
‘VocUp’ është nisur si projekt që ka për qëllim që t’i afrojë të rinjtë e komuniteteve të ndryshme në Kosovë dhe t’i integrojë ata në shoqëri.