Për të gjithë fansat e muzikës jazz dhe jo vetëm, një lajm i mirë vjen nga Prishtina, ku sot (29.01.21), në ambientet e The White Tree, do të keni mundësi të shijoni melodi të bukura të kësaj muzike, të interpretuara nga Visar Kuqi & Dukagjin Muhaxheri.
Duke marr parasysh se një ngjarje e tillë organizohet në një situate të tillë pandemie, janë organizatorët ata që kanë premtuar për respektimin e masave të sigurisë, anti-covid. Bashkëpronari dhe menaxheri i The White Tree, Durim Xhiha, në një bisedë me Radio KFOR-in, tregoi se si janë përgatitur që të pranishmit të jenë sa më të sigurt: “Eventet tona zakonisht organizohen të premteve, prandaj punojmë me rezervime, kjo na ndihmon që secili të ketë vendin e tij të caktuar. Gjithashtu jemi konsultuar edhe me ekspertë të sanitarisë, që hapësirat tona të jenë të dezinfektuara, kështu që neve na mbetet vetëm të shijojmë një natë me muzikë të mirë.”