Çdo fund javë e edhe sot, përmes Radio KFOR-it udhëtojmë në kryeqytete të ndryshme, për t’ju njohur me kultura të ndryshme si dhe karakteristika të ndryshme të atyre vendeve. Sot kemi zgjedhur që të shkruajmë për Xhakartën, një vend i përzierjes së arkitekturës perëndimore dhe asaj tradicionale Indoneziane. Xhakarta ka më shumë se 10 milionë banorë dhe ndryshe njihet edhe si qendër tregtare e bizneseve të Indonezisë.
Ky qytet ndahet në tre pjesë: Pjesa e qytetit të vjetër në veri, Xhakarta qendrore me rrokaqiej madhështor dhe pjesa ndër urbane me kopshte të gjelbëruara dhe shtëpi të bukura. Xhakarta karakterizohet edhe për numrin e madh të lumenjve që kalojnë nëpër këtë qytet, janë gjithsej 13 lumenj që rrjedhin vetëm përmes Xhakartës, e që i shtojnë bukurinë këtij vendi.
Nëse pëlqeni arkitekturën me stile ndërtimesh të reja dhe të vjetra, do ta gjeni veten atje me patjetër, nëse dëshironi hapësira të gjelbëruara, sërish jeni në vendin e duhur e gjithashtu nëse pëlqeni historinë, Xhakarta duhet të jetë udhëtimi juaj i radhës sepse vetëm në këtë qytet numërojmë 74 muze, që është numri më i madh i muzeve në gjithë Indonezinë.
Një qytet kaq i madh, me një numër kaq të lartë të banorëve mbipopullohet edhe nga turistët e shumtë.