Me 24 janar të vitit 1998, bendi Oasis arriti në pozitën e parë në toplistën e kënëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar me këngën ‘All Around The World’ . Kjo këngë ishte një nga këngët e para që u shkrua nga Noel Gallagher.
Në këtë datë të vitit 2016, David Bowie ishte në krye të top listës së albumeve më të mira në Amerikë dhe Britaninë e Madhe, me albumin e tij të 25të dhe të fundit ‘Blackstar’.
Në po këtë datë të vitit 2008, Amy Winehouse u pranua në një qendër rehabilitimi për të luftuar varësinë e saj ndaj drogës dhe alkoolit. Ajo e humbi këtë betejë duke ndërruar jetë në vitin 2011.