Nga dita e sotme, 23 dhjetor, do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid, të miratuara nga Qeveria në detyrë e Kosovës, sipas të cilave orari i orës policore do të fillojë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 20:00 në mbrëmje.
Edhe me vendimin e fundit të Qeverisë vazhdon kategorizimi i komunave në tri grupe, bazuar në rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Radio KFOR-i ju sjell listën e plotë të masave të reja anti-covid, të miratuara nga Qeveria:
- Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë
- Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.
- Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:
- Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;
- Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;
- Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;
- Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;
- Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një vend tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negative, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.
- Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një vend tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.
- Komunave iu kërkohet që të ofrojnë ekipet teknike mjekësore të QKMF-ve (Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare), që me mbështetjen e Policisë së Kosovës, të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hyjnë në pikat kufitare: Merdar, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Aeroportit të Prishtinës, përfshirë para se gjithash matjen e temperaturës.
Organizimi i punës së institucioneve publike dhe organizatave/bizneseve private
- Institucionet publike dhe organizatat/bizneset private pa përjashtim obligohen të mbikëqyrin në baza ditore shëndetin e stafit në përputhje me ‘Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19’, përfshirë matjen e detyrueshme të temperaturës për të gjithë gjatë hyrjes në objekte.
- Për aq sa nuk ndikon në kryerjen e shërbimeve dhe detyrave të institucioneve, institucionet publike udhëzohen të punojnë vetëm me staf esencial.
- Punëtorët me sëmundje kronike (sipas qarkores zyrtare të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e përgatitur për këtë qëllim), gratë shtatzëna dhe gratë gjidhënëse lirohen nga paraqitja në punë, si në institucionet publike ashtu edhe në ato private, ndërkaq punëdhënësit udhëzohen, për aq sa është e mundshme, të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre në punë nga shtëpia.
- Obligohen institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët.
- Obligohen institucionet publike dhe private që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga Covid 19 (përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektim të distancës etj) në përputhje me ‘Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19’.
- Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve private dhe të çfarëdo subjekti tjetër, të ndërmarrin masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së infeksionit Brenda institucioneve të tyre, duke bërë dezinfektim të vazhdueshëm dhe duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me ‘Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19’.
- Të gjitha institucioneve publike (qendrore dhe lokale), si dhe organizatave, bizneseve dhe subjekteve private pa asnjë përjashtim iu ndalohet organizimi i çfarëdo ceremonie festive për fundvit.
Organizimi i procesit arsimor
- Procesi arsimor në institucionet parauniversitare, publike dhe private, për gjysmë-vjetorin e dytë fillon me datë 18 janar 2021 dhe organizohet sipas planit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
- Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në formën online, përveç provimeve, punës praktike dhe laboratorike që duhet të organizohet në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së.
- Veprimtaria e çerdheve publike dhe private vazhdon sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar në ‘Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19’, përfshirë matjen e temperaturës së fëmijëve dhe stafit në baza ditore gjatë hyrjes në objekte.
- Konviktet dhe menzat punojnë duke respektuar manualin për mbrojtje dhe përhapjen nga Covid-19.
- Të gjitha institucionet arsimore në të gjitha nivelet e arsimit, publik dhe privat, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor dhe nxënësve-studentëve dhe të ngjashme.
Organizimi i shtabeve emergjente komunale dhe shërbimeve shëndetësore komunale
- Komunave iu kërkohet të mbajnë të aktivizuar plotësisht shtabet emergjente komunale për të mbikëqyrë zbatimin e masave, gjendjen shëndetësore të qytetarëve të infektuar me Covid-19 dhe çështje të tjera, si dhe të koordinohen me nivelin qëndror përkatës.
- Shtabeve emergjente komunale, drejtorive për shëndetësi dhe QKMF-ve iu kërkohet të mbikëqyrin dhe ofrojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore për së paku 2 javë për personat e infektuar me Covid-19 dhe do të raportojnë në baza ditore në QRSHKP-IKSHPK.
- Komunave iu kërkohet të ofrojnë shërbimet shëndetësore shtëpiake për të gjithë të sëmurët kronikë dhe për personat mbi moshën 65 vjeç.
- Komunave iu kërkohet që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të ofrojnë ekipet mjekësore teknike për të bërë kontrollin rutinor të qytetarëve të huaj dhe vendor që hyjnë në territorin e Kosovës siç specifikohet në pikën 4 më lart në këtë vendim.
Masat për personat mbi moshën 65 vjeç
- Personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orari 06:00 – 10:00 dhe 16:00 – 19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.
- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përputhje me situatën e krijuar dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së, udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MPMS-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit siç kërkohet me ligjet përkatëse.
- Qytetarëve që qëndrojnë në shtëpitë për të moshuar u ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore, sociale dhe kontrolla të rregullta shëndetësore nga QKMF-të.
Masat për aktivitetet publike
- Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 4 personave në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra kreative dimërore dhe të ngjashme, me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim.
- Ndalohen të gjitha tubimet publike në hapësira publike të të gjitha formave, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.
- Ndalohen seminaret dhe punëtoritë e të gjitha institucioneve publike dhe private.
- Ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare.
- Ndalohen ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, përveç me pjesëmarrjen e familjes së ngushtë.
- Përjashtim nga pika e parafundit bëjnë ceremonitë e veçanta fetare që organizohen me leje të veçanta të MSH-së, bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së.
Masat për aktivitetet biznesore
- Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve.
- Therja e kafshëve lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim.
- Lejohet ushtrimi vetëm i veprimtarive si në vijim (sipas kodeve NACE të përcaktuara nga ARBK – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë):
- Sektori i shëndetësisë,
- Sektori i sigurisë dhe drejtësisë,
- Sektori publik (administratë qendrore dhe komunale)
- Sektori i prodhimit,
- Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë,
- Sektori i ndërtimit,
- Transporti i mallrave,
- Sektori i produkteve ushqimore,
- Sektori i shërbimit/distribuimit
Pjesa II: Masat specifike sipas komunave
- Komunat kategorizohen në tri grupe, bazuar në rrezikun nga përhapja e infeksionit:
- Komunat me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të gjelbër),
- Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të verdhë),
- Komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të kuqe).
- Në baza javore, çdo të premte, IKSHP-ja dhe MSH-ja publikojnë shifrat e të infektuarve sipas komunave dhe bëjnë kategorizimin e komunave sipas nivelit të rrezikut të përshkruar në pikën më lartë.
- Masat për komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):
- Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00,
- Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00,
- Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,
- Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
- Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
- Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), u lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
- Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri në 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
- Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
- Pavarësisht pikave 36.6, 36.7 dhe 36.8 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.
- Masat për komunat me rrezik të mesëm (prej 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):
- Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.
- Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.
- Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.
- Të gjitha institucionet publike dhe private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar në specifikat e tyre dhe “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
- Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
- Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
- Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), u lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
- Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
- Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.
- Pavarësisht pikave 37.7, 37.8 dhe 37.9 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.
- Masat për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës:
- Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që pajisen me leje të veçanta për qarkullim;
- Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç:
- Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,
- Qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),
- Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit,
- Kompanive ndërtimore,
- Operatorëve që kryejnë punë publike.
- Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.
- Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.
- Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgesë”.
- Institucionet publike dhe private obligohen të punojnë vetëm me staf esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;
- Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
- Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
- Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), u lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
- Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
- Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.
- Pavarësisht pikave 38.9, 38.10 dhe 38.11 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.