Festim Arifi, i njohur me emrin skenik Lyrical Son, është padyshim njëri ndër Hip Hop artistët më të njohur dhe të suksesshëm në vend. Talenti i tij në këtë rrymë muzikore, është vënë re shumë vite më parë dhe i ka ndihmuar që të ndërtoj dhe të kultivoj karrierën e tij muzikore, të cilën vazhdimisht e ka pasuruar me këngë të shumta, të shndërruara shumë shpejt në hite.
Për të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it, Festimi ka një porosi, që përkon me festat e fundvitit dhe situatën pandemike në Kosovë: “Përmes valëve tuaja kisha dashtë që dëgjuesve tuaj të ju uroj festat e fundvitit dhe Vitin e Ri, duke ju dëshiruar shëndet, fat dhe lumturi në vitin 2021. Në të njëjtën kohë, mos të harrojmë që jemi në kohë pandemie dhe masat mbrojtëse janë shumë të rëndësishme për ne, prandaj mos harroni të aplikoni higjienën personale, maskat dhe distancën. Paqe, shëndet dhe dashni. Urime 2021”.
Më 11 korrik, të vitit 2020, Lyrical Son dhe Mc Kresha, kanë publikuar këngën e titulluar “Ajo Po Don”, të cilën e kanë shoqëruar edhe me video klip, mirëpo Festimi premton që shumë shpejt do të vijë edhe me projekte të reja muzikore.