Më 3 dhjetor, 2020, Baleti Kombëtar i Kosovës do të sjell në Teatrin Kombëtar të Kosovës shfaqjen “Sisters”, e cila është premiera e dytë për vitin 2020.
Në lidhje me këtë shfaqje, Radio KFOR-i ka kontaktuar ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Kreshnik Musollin, i cili na tregoi më shumë për këtë shfaqje: “Shfaqja ‘Sisters’ do të jetë premierë në Teatrin Kombëtar me 3 dhjetor. Kjo shfaqje është punuar nga koreografi Mehmet Ballkan, koreograf shumë i njohur botëror me origjinë nga Turqia, i cili është për herë të pestë me shfaqje në Baletin Kombëtar të Kosovës, nga viti 2010. Sot do të vendosim saktë edhe për orë të transmetimit, por me gjasë do të jetë nga 16:30 që t’u japim kohë njerëzve që të vijnë e ta shohin shfaqjen, pas punës.”
Repriza e parë e shfaqjes ‘Sisters’ do të jepet më 4 dhjetor, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 16:00, sipas njoftimit të Baletit Kombëtar të Kosovës.