Me 7 Nëntor të vitit 1951, Frank Sinatra u martua me gruan e tij të dytë aktoren Ava Gardner. Sinatra ishte martuar tre herë të tjera, me gruan e tij të parë Nancy Barbato, me aktoren Mia Farrow dhe më në fund me Barbara Marx, me të cilën qëndroi i martuar deri në fund të jetës së tij.
Në këtë datë të vitit 2016 këngëtari, tekstshkruesi dhe poeti kanadez Leonard Cohen, vdiq në moshën 82 vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Cohen ksihte një karrierë si poet dhe romancier gjatë viteve 1950 dhe nuk nisi karrierën e tij muzikore deri në vitin 1967, kur ishte 33 vjeç. Albumi i tij i parë, ‘Songs of Leonard Cohen’, u pasua nga tre albume të tjera: ‘Songs from a Room’ ‘Songs of Love and Hate’ dhe ‘New Skin for the Old Ceremony’.