Një qytet ku do të jetoni me historinë mijëra vjeçare, një qytet me diversitet të lartë kulturor dhe moderne, ky është kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja. Ka një histori të pasur, ushqim të mahnitshëm, njerëz të mirë dhe vend miqësor sa i përket buxhetit. Në Sofje jetojnë rreth 1.2 milionë banorë, që e bën kështu edhe qytetin më të populluar në gjithë Bullgarinë. Vendi vizitohet për shkak të copëzave historike që i kanë mbijetuar kohës. Tek kjo pjesë e lashtë, veçohet kisha Bojana, që është e mbrojtur nga UNESCO, që gjenden punime të realizuara nga shekulli i XIII, e pak më shumë në kohë na kthen edhe kisha George Rorunda, me dekore të kohës osmane që datojnë nga shekulli i X.
Nëse doni të shihni pjesën moderne, atëherë duhet të frekuentoni dyqanet dhe hapësirat për rreth sheshit Vitosha. Një hapësirë me dyqanet më të shtrenjta në gjithë Bullgarinë, ku janë të pozicionuara edhe brendet e njohura botërore.
Jo shumë larg qytetit, shtrihen malet e bukura, mali Vitosha, i cili është ndër pjesët më të frekuentuara gjatë stinës së dimrit, pasi që ofron mundësi për skijim dhe ngjitje malore. Këto përvoja i shijoni edhe më shumë, për faktin se nuk keni nevojë të bëni rrugë të gjatë nga qendra e Sofjes.
Diçka që do të iu marrë vëmendjen gjatë qëndrimit në këtë qytet, është kuzhina bullgare. Një ndër pijet më të njohura në këtë vend mbetet edhe jogurti Bullgar i njohur si ‘Tarator’, që është shoqëruesi më i shpeshtë i ushqimit në këtë vend. Fakte të tjera interesante rreth këtij kryeqyteti dhe kryeqyteteve të tjera, i mësoni në emisionin ‘Capital’, në Radio KFOR.