Klubi i vrapimit X-Trailers në Prishtinë, që promovon sportet dhe vrapimin, këtë vit për herë të dytë organizon garën e vrapimit ‘Prishtina Trails 2020’. Gara do të mbahet me datën 22 nëntor, të këtij viti dhe të gjithë vrapuesit e interesuar mund të jenë pjesë e garës. Këtë vit gara organizohet në tri disiplina: 10k, 21k dhe 42k. Vrapuesit do të nisin dhe përfundojnë garën në amfiteatrin e Gërmisë, në Prishtinë. Gara do të zhvillohet nën protokolle të rrepta shëndetësore për parandalimin e ‘CoViD-19’. Për shkak të situatës, numri i garuesve është i limituar, ndërsa regjistrimi është i hapur përmes faqes: prishtinatrails.com.
Vitin e kaluar kjo garë është organizuar me moton “Run Green. Run Clean” (‘Vrapo gjelbërt. Vrapo pastër’), ndërsa të gjitha mjetet e fituara nga ky organizim, si dhe donacionet, janë dedikuar për mbrojtjen e natyrës dhe mbjelljen e fidaneve të reja.