‘Mos konsumoni ushqim me shumë kalori apo të rëndë para gjumit’, kjo është këshilla që të gjithë e kemi dëgjuar, së paku një herë, në jetën tonë. Duke e ditur se gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë, Radio KFOR kontaktoi, Dr. Hevzi Ademaj, për të pyetur se çfarë ushqimesh mund të hamë para gjumit: “Dieta dhe mënyra e jetesës duhet t’i përshtatet individit, profesionit dhe shëndetit mendor. Së pari duhet të dimë se çfarë ushqimesh duhet të marrim si dhe të dimë se çfarë nuk duhet të marrim. Ushqimet që preferohen për mbrëmjen janë këto: buka e zezë dhe e thekrës, frutat, perime, produktet e qumështit me pak yndyrë, etj. Ndërsa, ushqimet që nuk duhet t’i konsumojmë gjatë mbrëmjes janë: ushqimet e kripura dhe shtimi i kripës në përgjithësi në ushqim, produktet e pasura me kolesterol dhe ato që kanë yndyrë në sasi të mëdha.”
Nëse duam të kemi një jetë aktive dhe të shëndetshme duhet të kujdesemi për ushqimet që marrim gjatë gjithë ditës, e sidomos pas orës 18:00 dhe para gjumit.