– Sot, me 3 tetor, feston ditëlindjen këngëtarja dhe vokalistja e bendit ‘No Doubt’,
Gwen Stefani, e lindur në vitin 1969. Në vitin 1997, ajo mbante pozitat e para të këngëve më të mira në Amerikë dhe Angli me këngën ‘Don’t Speak’, si pjesë e bendit ‘No Doubt’. Në fillim të viteve 2000, Stefani vazhdoi karrierën e saj si solo artiste. Në vitin 2005, ajo kryesonte top listat botërore me këngën e saj ‘Hollaback Girl’. Gwen ka fituar tre çmime Grammy dhe ka fituar çmimin ‘World Music Award’, e vlerësuar si një nga këngëtaret më të mira në botë.
– Me 3 tetor, të vitit 1999, këngëtari Tom Jones, mbante pozitën e parë të top listave britanike, me albumin e tij të parë ‘Reload’. Në këtë album ishte edhe kënga e tij e famshme ‘Sexbomb’, që arriti të ishte një nga këngët më të dëgjuara në botë.