– Sot, me 11 shtator feston ditëlindjen reperi dhe aktori amerikan Ludacris, i lindur në vitin 1977 në Illinois të SHBA. Emri i tij i vërtetë është Christofer Bridges, ndërsa në vitin 2001, kënga i tij e titulluar ‘One Minute Man’, e interpretuar në bashkëpunim me Missy Elliott, mbante pozitat e para të top listave amerikane.
– Në këtë datë, të vitit 1993, këngëtarja Mariah Carey, qëndroi për tetë javë në top listat e këngëve më të mira në SHBA dhe në Britani, me këngën e saj ‘Dreamlover’. Po ashtu në këtë ditë ajo ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira edhe në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj të katërt me radhë të titulluar ‘Music Box’.
– Në datën e sotme, 11 shtator, pas sulmit në ‘World Trade Center’, në New York, të gjitha radio stacionet ndaluan transmetimin e muzikës argëtuese dhe yje të shumtë botërorë si Madonna, Janet Jackson, e shumë artistë të tjerë anuluan koncertet e tyre, për tu solidarizuar me viktimat e sulmit në SHBA.