“Shnosh si kokrra”, kjo është motoja e festivalit të sivjetmë i “Hardh Fest”-it, i cili pritet të filloj muajin e ardhshëm me datën 4 shtator në Rahovec. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ‘Covid-19’, këtë vit, ky festival do të mbahet online.
Maratonë festive 96 orë dhe përditësim i aktiviteteve unike do të ofrohen përgjatë edicionit të 6-të me radhë, duke ofruar pamje vreshtare dhe trashëgimi, muzikë hip -hop, pop, rock, elektronike, verë rreth kazanit, raki rrushi etj.
Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, është një nga manifestimet më të rëndësishëm në komunën e Rahovecit dhe nga më të veçantat në Kosovë, ku përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve të vreshtarisë së Kosovës dhe produktet e tyre.